Fushat e veprimtarisë juridike

E drejta civile

Këshillim dhe përfaqësim juridik në çështjet që burojnë nga marrëdhëniet juridike civile, duke përfshirë marrëdhëniet detyrimore, përmbushjen dhe zgjidhjen e detyrimeve kontraktore, kërkesat për kompensimin e dëmit, të drejtat e pronësisë, si dhe çështjet familjare dhe trashëgimore.

E drejta procedurale civile

Përfaqësim dhe mbrojtje e interesave juridike të palëve në procedurat kontestimore dhe jokontestimore, procedurat përmbarimore, të falimentimit dhe të arbitrazhit. Ofrimi i asistencës juridike gjatë të gjitha fazave të procedurës, përfshirë përgatitjen e akteve procedurale dhe ushtrimin e mjeteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike, si dhe përfaqësimin para gjykatave dhe organeve të tjera kompetente.

E drejta tregtare dhe e shoqërive tregtare

Këshillim dhe përfaqësim juridik në çështjet që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë afariste, themelimin dhe organizimin e shoqërive tregtare, marrëdhëniet ndërmjet ortakëve dhe aksionarëve, hartimin dhe interpretimin e kontratave tregtare, si dhe zgjidhjen e kontesteve tregtare.

E drejta e punës

Këshillim dhe përfaqësim juridik në çështjet që burojnë nga marrëdhënia e punës, përfshirë themelimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës, ligjshmërinë e vendimeve të punëdhënësit, të drejtat dhe detyrimet e punëmarrësve dhe punëdhënësve, si dhe zgjidhjen e kontesteve të punës.

E drejta e shtetësisë dhe çështjet e gjendjes civile

Këshillim dhe përfaqësim juridik në procedurat administrative dhe gjyqësore që lidhen me fitimin, njohjen, ri-fitimin dhe humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Asistencë juridike në procedurat e regjistrimit të lindjes, martesës dhe vdekjes, korrigjimit dhe harmonizimit të të dhënave në regjistrat e gjendjes civile, si dhe në çështje të tjera që lidhen me statusin juridik personal të shtetasve të Kosovës, përfshirë ata që jetojnë jashtë vendit.