Rreth meje

Av. Arbër KOLGECI LL.M

Jam avokat në Republikën e Kosovës që nga viti 2016 dhe ofroj këshillim dhe përfaqësim juridik për individë, biznese dhe klientë ndërkombëtarë që kanë interesa juridike ose zhvillojnë veprimtari në Kosovë.

Praktika ime profesionale përfshin të drejtën civile, kontestet pronësore dhe detyrimore, çështjet familjare dhe trashëgimore, procedurat gjyqësore dhe përmbarimore, të drejtën tregtare dhe të shoqërive tregtare, si dhe çështjet që burojnë nga marrëdhëniet e punës.

Një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë sime përfshin asistencën juridike për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, veçanërisht në procedurat e fitimit dhe njohjes së shtetësisë së Kosovës, regjistrimit të lindjes, martesës dhe vdekjes, si dhe korrigjimit të të dhënave në regjistrat e gjendjes civile.

Për klientët ndërkombëtarë, ofroj komunikim dhe këshillim juridik në gjuhën shqipe, gjermane dhe angleze, duke synuar trajtimin e qartë, profesional dhe të përgjegjshëm të çdo çështjeje juridike në Kosovë.

Në punën time udhëhiqem nga profesionalizmi, integriteti dhe përkushtimi ndaj mbrojtjes së të drejtave dhe interesave juridike të klientëve.

Gjuhët e komunikimit

Gjuha shqipe, gjermane dhe angleze.